Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë s’kanë qenë kurrë më të dobëta

07 shkurt 2025 | 08:37

Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell i ka reaguar deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës janë më të forta se kurrë më parë.

Në platformën “X”, Grenell postoi një foto të Kurtit, teksa në mbishkrim të fotos shihet edhe deklarata e tij.

Lidhur me këtë, Grenell thotë se Kurti është iluzionues, teksa shton se me të në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më të dobëta, transmeton Klankosova.tv.

“Iluzionues. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen pesë vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha,…