Grenell: Ka një frustrim me Kurtin në DASH, e dëgjoj nga njerëz që punojnë aty

18 shtator 2023 | 21:11

Ish -emisari i Presidentit Trump në bisedimet Kosovë -Serbi ka deklaruar në një intervistë për T7 se kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij në Veri ka sjellë një dënim në unison nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas tij, është e paprecedentë që Kosova të dënohet nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit. Tutje, ai ka theksuar se nga ato që dëgjon në Uashington nga njerëz të punësuar në State Departament ka një frustrim me Kurtin.

“Kosova ka qenë gjithmonë një mik unik për SHBA-të, por të kesh dënim nga Departamenti i Shtetit i Joe Biden dhe Demokratët, të kesh dënim nga Shtëpia e Bardhë e Joe Biden dhe Demokratët ndaj një udhëheqësi të Kosovës është e paprecedentë dhe e tërë unike, dhe populli i Kosovës duhet ta kuptojë se deklarata e 3 qershorit që komuniteti ndërkombëtar bëri, duke kërkuar nga Albin Kurti të ndalojë veprimet unilaterale dhe të ndërmarrë hapa specifikë…” ka thënë Grenell.

“Ai nuk e ka bërë këtë, dhe do të ketë pasoja. Dëgjoj këtë në mënyrë të vazhdueshme nga Departamenti i Shtetit dhe njerëzit që punojnë aty, janë shumë të frustruar me Albin Kurtin” ka shtuar ai.

Grenell ka thënë se Kurti e ka ndryshuar reputacionin e Kosovës në skendën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit, shefi i…