I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”.
Grenelli: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Ujmani të quhet “Liqeni Trump”
24 shtator 2020
| 20:44
Këtë e ka bërë me dije përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
“Liqeni i Ujmanit që është në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze fërkimi mes dy palëve, pavarësisht që ShBA-ja, ka arritur pajtim për të nisur një studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin …. kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka shkruar Grenell.