Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet, administrata e Trumpit ndërmerr veprime të shpejta
24 tetor 2020
| 21:51
Emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet.
Grenell e ka shpërndarë në “Twitter” një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, si dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.
Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.
Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta. “Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar Grenell.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1320024862484779009