Grenell mban në zyrën e tij foton me ish-presidentin Hashim Thaçi
Ish i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka shpërndarë një fotografi nga zyra e tij, ndërsa aty qëndron edhe një foto e tij gjatë takimit me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Grenell ka shpërndarë një fotografi gjatë një interviste të tij për ‘FoxNews’, por ajo çfarë bie në sy është një foto që gjendet në zyrën e tij.
Ish-ambasadorit amerikan në Gjermani dhe i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, mban në zyre fotografinë gjatë takimit me ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në mesin e fotografive që ka zgjedhur të mbaj Grenell në zyrën e tij, është edhe fotografia e tij sëbashku me Hashim Thaçin gjatë vizitës së tij në Kosovë.