Grenelli në Beograd, sipas Vuçiqit përpos linjës ajrore është biseduar edhe për hekurudhën Serbi-Kosovë
Pas takimeve që zhvilloi me përfaqësuesit e institucioneve dhe liderët e partive politike në Kosovë, përfaqësuesi i Amerikës për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka vizituar të premten Serbinë.
Grenell në konferencën për media tha se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet në fokusohen në zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, e sidomos në sektorin privat.
Grenell ka thënë se personave përgjegjës në Qeveri dhe në ministritë e Shteteve të Bashkuara, Trumpi u bën thirrje që çdoherë të zgjohen me iden se si të lehtësojnë punën në sektorin privat.
“Unë po i shtyjë të dyja vendet që të fokusohen në zhvillimin ekonomik, të krijonë vende të reja punë për të rinjët, që të krijonë familje, të kenë shpresë dhe të qëndrojnë në Kosovë dhe në Serbi të rinjët”, ka thënë ai.
Ai foli edhe në Serbi për heqjen e taksës nga ana e Kosovës dhe të ndaloj Serbia lobimin e tërheqjeve të njohjeve.
Ndërkaq, presidenti Aleksander Vuçiq ka treguar se me Grenellin kanë biseduar për problemet kyçe.
Ai ka theksuar se ata kanë biseduar përveq për linjën ajrore, edhe për linjen hekurudhore Kosovë-Serbi e cila do të lehtësoj transportin dhe është në të mirë të dyja shteteve.