Grenell: Nuk po nxitojmë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi
03 mars 2020
| 13:04
I dërguari special i presidentit amerikan, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një reagim lidhur me rolin që SHBA luan në arritjen e marrëveshjes finale
Richard Grenell i është përgjigjur pretendimit të gazetarit britanik Tim Judah, se SHBA dhe njerëzit e Presidentit Donald Trump duan të lëvizin shpejt në arritjen e marrëveshjes, njofton Klan Kosova.
“E keni gabim. Ju nuk e dini se për çfarë po flisni. Askush nuk po përpiqet t’i lëvizë gjërat shpejt dhe nuk ka asnjë marrëveshje të madhe. Ju po trilloni gjëra”.
Ky reagim i Richard Grenell erdhi si përgjigjie ndaj gazetarit britanik Tim Judah, i cili në një deklaratë të tij të lëshuar thotë se SHBA-të duan lëvizje të shpejtë drejtë marrëveshjes së madhe mes Kosovës e Serbisë.