Grenell: Prioritet i administratës Trump është implementimi i marrëveshjes së arritur në Washington
20 shtator 2020
| 23:23
Emisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se për administratën e Donald Trumpit është top-prioritet implementimi i marrëveshjes së arritur në Washington më 4 shtator.
Grenell i është përgjigjur në “Twitter”, ambasadores së Kosovë në SHBA, Vlora Çitaku. Çitaku kishte përshëndetur vizitën që do ta bëjë delegacioni i SHBA-së në Kosovë. Delegacioni do të arrijë në Prishtinë nesër.
“Implementimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!”, ka shkruar Grenell në “Twitter”.