Grenell: Pse Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk po i dënojnë sulmet e Hamasit kundër Izraelit?
Ish i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka pyetur Preidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe Kryemisnitrin Albin Kurtin, se pse nuk po dënojnë sulmet Hamasit kundër Izraelit.
Grenell është shprehur i çuditur se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentja Vjosa Osmani nuk kanë reaguar ende për sulmet e Hamasit në drejtim të Izraelit.
“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Kujtojmë, që dhuna në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë. Aeroplanët luftarakë të Izraelit sërish kanë sulmuar militantët e Hamasit në Gazë, kurse ata u janë kundërpërgjigjur duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit – derisa bashkësia ndërkombëtare dhe diplomatët po mundohen të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund dhunës.