Grenell: Smith qëllimisht e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit në kohën kur po arrihej një marrëveshje e madhe
20 dhjetor 2022
| 23:50
Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se ish-prokurori në Gjykatën Speciale, Jack Smith, ngriti aktakuzë ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur po negociohej një marrëveshje e madhe.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se kjo marrëveshje do ta bënte Smith-in që ta humbiste punën e tij.
“Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë të Trump-it për të përfunduar marrëveshjen përfundimtare. Jack Smith u hodh për ta paditur”, tha Grenell.
“Jack Smith ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit pasi që unë i tregova Bruce Schwartz në Departamentit Amerikan të Shtetit që palët janë pajtuar për t’i dhënë fund Gjykatës Speciale dhe që Smith do ta humbte punën”.