Grenell vazhdon polemikën me Ischingerin, ia rikujton qëndrimin e gazetarit gjerman për Kurtin

06 mars 2021 | 20:35

Ish-emisari i posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar polemikën me ish-diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger. Grenell ia kujtoi këtij të fundit qëndrimin e gazetarit gjerman, Michael Martens, lidhur me kandidatin për kryeministër të VV’së, Albin Kurtit.

Gazetari Martens ditë më parë kishte shkruar një cicërimë në rrjetin social twitter, ku thotë se Kurti po dëshiron ta ndërrojë Kushtetutën e Kosovës, në mënyrë që përmes një referendumi ta bashkojë Kosovën me Shqipëri.

Sipas tij, një ‘kryeministër’ potencial (Kurti) po pretendon që të shkatërrojë vendin e tij. Këtë teori Martens e quajti “Me të vërtetë e pazakontë”.

“Albin Kurti thotë se ai dëshiron ndryshimin e kushtetutës së Kosovës për të mundësuar një referendum për të bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ai thotë se do të votonte për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që flet për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”, ka shkruar Martens.

Këtë cicërimë, Grenell e rishpërndau në llogarinë e tij në twitter duke e “detyruar” edhe ish-diplomatin Ischinger ta shohë.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1368252224086798341?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1368252224086798341%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrenell-perseri-merret-me-ischingerin-ia-rikujton-qendrimin-e-gazetarit-gjerman-per-kurtin%2F

Polemika në mes të Grenell dhe Ischinger filloi kur ky i fundit i tha Grenlleit të mos ndërhyjë në çështjet e Kosovës, me arsyetimin se, sipas tij, ka bërë mjaftueshëm dëme. Gjithashtu, Ischinger e luti ish-ambasadorin t’ia lë Kosovën politikanëve të saj.

“Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lejani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Këtë reagim Ischinger e bëri vetëm pasi Grenell tha se komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në Kosovë për t’u shpërbë nga Kurti.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”, ka shkruar Grenell.

Më pas ai ka thënë se “populli i Kosovës meriton liri dhe të ardhme” dhe ka pyetur se “pse një lider do të dëshironte ta shpërbënte Kosovën”.

Në disa reagime të mëhershme Grenell e ka cilësuar Kurtin si një anti-amerikan që ka qenë kundër secilës administratë amerikane duke filluar nga Bill Clinton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë po shënohet sot dita e dytë e Epopesë…