Grenelli anulon vizitën në Kosovë

10 janar 2020 | 21:46

Emisari special i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi ka anuluar një vizitë në Prishtinë për shkak të ngërçit që po mbretëron në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re.

“Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë mund t’iu them se ne e kemi anuluar udhëtimin e fundit sepse jo të gjitha palët nuk ishin të gatshme, fatkeqësisht”, ka thënë zëdhënësi i Përfaqësuesit Special, Dick Custin, transmeton Express.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, ndërkohë vendi vazhdon të mbetet pa institucione për më shumë se 3 muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëkryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i…