Grenelli e quan Mustafën lider të guximshëm pasi kërkojë të hiqet taksa
I ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për ta ndihmuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, e ka mbështetur kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pasi ky i fundit ka kërkuar që të hiqet taksa prej 100 për qind e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Grenelli e ka quajtur Mustafën një udhëheqës të guximshëm, duke shtuar se do të ishte mirë që nesër të hiqej taksa në mënyrë që të ketë përparim të shpejt.
“Një fillim shumë i mirë. Isa Mustafa është një udhëheqës i guximshëm. Heqja e tarifave nesër do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm për shumë më tepër përparim të shpejtë. Ekonomia nuk mund të zhvillohet derisa të hiqen tarifat”, ka shkruar Grenelli në llogarinë e vet në “Twitter”.