Grenelli e sjell në Shqipëri dhëndrin e Trumpit, bëjnë xhiro me helikopter mbi bregdet

24 korrik 2023 | 08:22

Richard Grenell, ish-emisar i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi gjatë administratës Trump, ka ardhur sërish në Shqipëri.

Por, jo vetëm. Bashkë me të është edhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Grenelli ka publikuar një video në Instagram, ku bën xhiro me helikopter mbi bregdetin shqiptar.

“Shqipëria me ekuipazhin. Dhe duke parë zjarret e Korfuzit përtej ujit”, ka shkruar Grenelli.

Përkundër se ka përfunduar mandatin, Grenell shpesh ka vizituar Shqipërinë, Serbinë, si dhe Kosovën.

Madje ai shpesh komenton zhvillimet që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë – Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia e ka akuzuar Ukrainën se është mbrapa sulmeve me…