Grenelli flet për sëmundjen e vet: Unë e dua gjakun e qetë
Emisari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka kryer dje kontrollin e rregullt tremujor nëse i është rikthyer kanceri. Ai ka publikuar një fotografi në profilin e vet në “Instagram” ku ka treguar se, pas kontrolleve, mjeku i ka kumtuar lajmin se funksionimi i gjakut të tij është në rregull.
Grenell ka qenë i prekur nga kanceri në gjak dhe tash e shtatë vjet ai është shëruar. “Sot ishte muaji i tretë i verifikimit të kancerit. Pas shtatë vjetëve është ende stresuese të testohesh. Frika se kanceri i gjakut do të rikthehet është e vërtetë. Sot dëgjova fjalët magjike që erdhën nga superheroi doktor: ‘Funksionimi i gjakut tuaj është i qetë’. Unë e dua gjakun e qetë. E urrej kancerin. Jam falënderues që ende jam pa kancer”, ka shkruar Grenelli në rrjetin social “Instagram”.