Grenelli i reagon Kurtit, e quan antiamerikan

02 mars 2021 | 16:06

Ish emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell përmes një postimi në “Twitter” e ka quajtur Kurtin antiamerikan, pasi siç tha ai Kurti është kundër politikave të ShBA-së të sugjeruara nga ish presidentët e saj.

“Lideri i ri i Kosovës, majtisti antiamerikan, Albin Kurti ka qenë kundër politikave të ShBA-së të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është antiamerikan”, ka shkruar Grenell.

Ai po ashtu thotë se ekipi i Bidenit duhet ta ndalojë këtë, duke cituar këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit, Joe Biden, Jake Sullivan.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1366749834217054219?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1366749834217054219%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgrenell-reagon-kurtit-ai-eshte-anti-amerikan-kundershtoi-politikat-e-ish-presidenteve-te-shba-se%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur edhe sonte që të “nxeh” paksa…