Grenelli: Jack Smith nuk donte ta shihte suksesin e Trumpit në Ballkan
05 shtator 2023
| 08:35
Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, nëpërmjet disa fotografive ka sjellë disa momente nga prapaskenat, në trevjetorin e arritjes së marrëveshjes së 4 shtatorit nën ndërmjetësimin e Donald Trumpit.
Aty shihet edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.
“E nisëm me presidentin Thaçi, që përfaqësonte Kosovën derisa u padit nga Jack Smith, sepse ai nuk donte që Trumpi të kishte sukses në Ballkan”, tha Grenelli.
Jack Smith ishte prokuror në Hagë dhe ishte caktuar për ta hetuar rastin e Donald Trumpit.