Grenelli kërkon ‘hetim të pavarur e të plotë’ për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

01 dhjetor 2024 | 13:49

Ish i dërguar speciale i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Grenelli përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur, duke thënë se duhet të dihet se kush dhe pse e bëri këtë.

“Duhet të ketë menjëherë një hetim të plotë dhe të pavarur të këtij incidenti. Të gjithë duhet ta dimë se kush e bëri këtë dhe pse….” , ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Haki Abazi do ta synojë edhe një mandat në…