Grenelli kishte qëndrim identik me të Beogradit

08 maj 2020 | 08:15

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, edhe mbrëmë, si në shumë emisione të tjera brenda dhe jashtë vendit, ka nxjerrë në shesh mosmarrëveshjet që ka me ShBA-në, veçanërisht me të dërguarin Richard Grenell për dialogun Kosovë – Serbi.

Në një intervistë që mbrëmë dha “Opinion”, Kurti tha se zyrtarët amerikanë kanë nga dy kapela, një të njohjes dhe një të ndërmjetësuesit. “Unë e kam të qartë se pas komunikimit tim me Grenellin ka nisur të zhvendoset një lloj trysnie te partneri im i koalicionit. Shumë prej zyrtarëve amerikanë kanë nga dy kapela: një të vendit që na kanë njohur, një të ndërmjetësuesit kur qarkullojnë në linjën Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas dhe këtu duket se ka një ngatërresë”, ka thënë Kurti dhe ka shprehur mendimin se “Grenelli kishte një qëndrim identik me të Beogradit.

Që në seancën e mocionit të mosbesimit të qeverisë, edhe në disa konferenca për media mbajtur në oborrin e qeverisë pas shkarkimit të qeverisë, Kurti ka thënë se është i sigurt se ka një marrëveshje të fshehtë për ndarje të Kosovës dhe se përgjegjës për të i bënë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe emisarin Richard Grenell. I pari dhe i fundit i kanë mohuar këto deklarata, duke thënë se asnjëherë nuk është biseduar për idenë e shkëmbimit të territoreve.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, sërish i ka reaguar…