Grenelli: Kurti e shkeli një tjetër vijë të kuqe, ua tregoi gishtin e mesëm ShBA-së dhe BE-së

13 qershor 2023 | 15:23

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka bërë një postim në “Twitter” duke e akuzuar kryeministrin Kurti për zhvillimet e sotme në veri.

Grenell është shprehur se këtë mëngjes, Kurti kishte bërë me “gisht të mesit” ndaj kërkesave të ShBA-së dhe BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri.

Në Mitrovicë të Veriut është arrestuar më herët një person me emrin Milun Milenkoviq-Llune, që sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ishte prijës i bandave kriminale.

“Joe Bideni dhe evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta deeskalojë (situatën) dhe të nis zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti ua ngriti gishtin e mesëm dhe e eskaloi më tej situatën”, ka shkruar Grenalli.

Nga kjo, ai ka ngritur përfundimet se shtetet e botës nuk e respektojnë Joe Bidenin.

“Tjetër vijë e kuqe e shkelur  – shtetet nuk e respektojnë Joe Bidenin”, ka shkruar Grenelli.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1668597367380090881?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1668597367380090881%7Ctwgr%5E02ad31a4156e467d1bc81ffb5f32ef4047d052eb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnacionale.com%2Fpolitike%2Fgrenell-kurti-e-shkeli-nje-tjeter-vije-te-kuqe-iu-tregoi-gishtin-e-mesem-shba-ve-dhe-be-se

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur pakënaqësi për rezultatet…