Grenelli na tha ta rrëzojmë Kurtin për shtatë ditë
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend, Arben Gashi, ka treguar se ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1.
“Ka mund mu shmagë, por rreziqet kanë qenë të mëdha, nuk mund me kriju një paralele tashti se çfarë do të ndodhte, por sinjalet kanë qenë jashtëzakonisht të rrezikshme. Ne kemi vendos mbi bazën e informacioneve dhe sinjaleve që i kemi pasë, pra të vetëdijëshëm për pasojat që mund ti kemi”, tha ai.
Tutje u shpreh se i kanë pasur dy situata në tavolinë për t’i analizuar.
“I kemi pasë dy situata në tavolinë të cilat i kemi analizu. Situata e parë ka qenë prej qeverisë, dhe lënja e kryeministrit Kurti në ballafaqimin me situatën, duke i rreziku të gjitha ato që u thonin, ndoshta nuk kishin ndodh kurrë nuk mundemi me qenë të sigurt 100 përqind, se do të ndodhnin përderisa nuk i kemi provu, por të gjitha promisat kanë qenë se do të ndodhnin ato që u paralajmëruan, dhe pasojat, dhe problemet që kanë ndodh me vendet tjera me situata që kanë qenë me vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jepnin me besu se do të ndodhte ajo, pra me lanë qeverinë me u përball me një konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne të tërhiqeshim në zonën e sigurt dhe të themi ju gabuat, ju e shkatërruat Kosovën, ose me marr përsipër rrëzimin e qeverisë me koston që pothuajse është e pamundur për një kohë të shkurtër me shpjegu para qytetarëve, duke e marr parasysh pandeminë, bllokimin e njerëzve, pamundësinë e komunikimit, dëshpërimin e përgjithshëm dhe shumë faktorë”, u shpreh ai.
“Ne i kemi pasë në mënyrë të saktë, dhe të shkrume shtatë ditë për me rrëzu Qeverinë, dhe çdo ditë ka ardhur mesazh gjashtë, pesë, katër nuk ka kurgju hale të re, tri, dhe në mezi i kemi nxjerre edhe tri ditë tjera, nga Grenell, E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, deklaroi Gashi në Kanal 10.