Grenelli nesër vjen në Kosovë

20 shtator 2020 | 14:40

I dërguari Special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë.

Burime të “Klan Kosovës” brenda zyrës për Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC) kanë konfirmuar ardhjen e Grenell në Kosovë bashkë me delegacionin e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit.

Sipas këtyre burimeve, Grenell të mërkurën do të udhëtojë drejt Serbisë.

Më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën vëzhgimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mark Baskin, profesor amerikan që ligjëron Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikat…