Grenelli për Trumpin: I shkoja në zyrë për dialogun Kosovë-Serbi, kjo nuk ndodh me Bidenin

25 maj 2023 | 23:50

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur sonte në Top Story për Donald Trump dhe ndikimin e tij në Ballkan.

Në intervistën me Grida Dumën, përfaqësuesi i Trumpit për marrëveshjen historike shprehet se ai u caktua për të formuar ato marrëdhënie mes dy palëve, Kosovës dhe Serbisë dhe kurdo mund të trokiste në derën e presidentit Trump në atë kohë për të diskutuar nga afër, ndërsa kjo mungon në kohën e tanishme me Biden.

“Ai do të bëjë bëjë shumë për Ballkanin dhe ka vendosur që përsoni që do të formojë këto marrëdhënie ekonomike jam unë. Mund të shkoja në zyrën e tij kur të doja kur ishte në pushtet dhe të diskutoja për ballkanin. Kritika për Biden është se nuk kemi askënd të tillë. Personat që vënë në drejtim në Ballkan janë njerëz që nuk e njohin zotin Biden, që nuk mund të hynë kurrë në atë godinë”, tha Grenell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, i ka liruar…