Grenelli publikon ndalimin e fondeve të USAID-it, Kosova pëson më së shumti

05 shkurt 2025 | 11:02

I dërguari i ShBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID-it që organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vjet.

Kësisoj, gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vjet. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID-i ka dhënë 1.7 miliard dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova.

Në një postim në platformën X, i dërguari i Trumpit shkruan se “amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur”. Sipas tij, miliarda dollarë u janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.

Shifrat e USAID-it:

Kosova: 537 millionë $

Bosnje e Hercegovina: 402 millionë $

Maqedonia e Veriut: 290 millionë $

Serbia: 209 milionë $

Shqipëria: 189 milionë $

Mali i Zi: 77 milionë $

Totali: 1.7 miliardë dollarë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e intervistës me “El Chiringuito”, Cristiano Ronaldo ka…