Grenelli punësohet si analist në një televizion amerikan

17 dhjetor 2021 | 11:44

Rrjeti konservator i lajmeve në Shtetet e Bashkuara, “Newsmax”, ka njoftuar se e ka emëruar nënpresident dhe analist ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit për Inteligjencë Kombëtare të Donald Trumpit, Richard Grenell.

“Ric Grenell është mjeshtër i politikës, medieve dhe qeverisë dhe ne besojmë se shikuesit tanë do të përfitojnë njohje të thella nga përvoja e tij e gjerë dhe shërbimi publik”, ka thënë përmes një deklarate shefi ekzekutiv i rrjetit “Newsmax”, Christopher Ruddy.

Në anën tjetër, Grenelli ka thënë se “jam i nderuar që t’i bashkohem ‘Newsmax’ si kontribuues për siguri kombëtare dhe gjithashtu t’i udhëheq bashkëpunimet e tyre ndërkombëtare.”

Ky vendim ka ardhur në kohën kur “Newsmax” po përballet me paraqitjen e rrjetit “Fox News” si mbizotërues në fushën e medieve, sidomos në mesin e shikuesve konservatorë dhe përkrahës të Trumpit.

“Newsmax” e ka filluar vitin me vlerësime të forta dhe dukej se ishte në pozicion për t’i bërë konkurrencë të vërtetë “Fox News”-it, por ka dështuar që të lidhet me audiencë të madhe, shkruan “Media Ite”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Oriola Marashi ka treguar se çka është…