Grenelli: S’duam luftë me Iranin, por nëse e kalon vijën e kuqe do t’i kundërpërgjigjemi
08 janar 2020
| 12:52
Ambasadori i ShBA-së në Gjermani, Richard Grenell, ka dhënë qëndrimin amerikan pas sulmeve me raketa që Garda Revolucionare e Iranit iu ka bërë bazave amerikane në Irak.
“Presidenti Donald Trump e ka thënë nga fillimi se nuk e dëshirojmë luftë. Presidenti është përpjekur që të gjejë një zgjidhje diplomatike”, ka thënë Grenelli, shkruan Bild.
Ai ka thënë në këtë intervistë se ShBA-ja është e gatshme që të bëjë gjithçka që të mbrojë trupat e saj, pronën dhe aleatët.
“Qëllimi kryesor është mbrojtja e sigurisë kombëtare të ShBA-së. Nëse Irani e kalon vijën e kuqe dhe vret amerikanë ata do ta marrin përgjigjen tonë për këtë”, ka thënë ai.