Grenelli: ShBA-ja gaboi me deklaratat rreth shtimit të trupave serbe në kufi

03 tetor 2023 | 15:08

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, e ka kritikuar Uashingtonin zyrtar rreh deklaratave për trupat ushtarake të Serbisë nga afërsia e kufirit me Kosovën.

Ai ka folur edhe për sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës në Banjska të Zveçanit, ku më 24 shtator është vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

“Ata (ShBA) bënë një gabim këto dy ditët e fundit duke thënë se Serbia po shtonte trupat kur Serbia në të vërtetë po zvogëlonte trupat në kufi. Ata duhet të sqarojnë faktet e tyre”, ka thënë Grenelli.

Gjithashtu, ish-shefi i Inteligjencës së ShBA-së është ankuar për paratë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpenzojnë për trupat ushtarake në Kosovë.

“Ne, në administratën Trump po flisnim për pakësimin e trupave të NATO-s dhe kjo i kursen amerikanëve shumë para. Ne kemi një debat të madh në këtë vend nëse Amerika duhet të paguajë apo jo për sigurinë. Qoftë nëpërmjet operacioneve paqeruajtëse të OKB-së apo operacioneve të NATO-s, taksapaguesi amerikan paguan shuma të mëdha parash”, ka thënë Grenelli, duke shtuar se Kosova dhe Serbia ishin më të sigurta nën udhëheqjen e Donald Trumpit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Serbisë e ka arrestuar e ndaluar për 48…