Grenelli shpërndan postimin e senatorit amerikan ku flet për tërheqjen e trupave amerikane në Kosovë
10 mars 2020
| 13:34
I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka përkrahur deklaratën e senatorit republikan David Perdue.
Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se ShBA-të duhet ta shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa ndaj produkteve serbe.