Grenelli, skeptik se mund të ketë zgjerim të investimeve në Kosovë

04 shtator 2023 | 11:14

“Është naive të llogaritet në zgjerimin të huaj biznesor në rajon ku siguria fizike dhe pronësore garantohet nga prania e trupave të NATO-s”, ka thënë ish-përfaqësuesi special i ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Richard Grenell, duke folur në trevjetorin e marrëveshjes së Uashington për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto komente Grenelli i ka bërë në mediumin serb “Kosovo-Online”, ku është shprehur se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “veçse janë përkeqësuar” dhe se duhet larguar “nga manovrat politike, fitoret simbolike dhe qërimin e hesapeve”.

“Duhet lëvizur drejt një të ardhmeje ekonomike”.

“Fatkeqësisht, Joe Biden dhe administrata e tij e kanë bërë të qartë se Ballkani dhe popullit ballkanikë nuk janë prioriteti i tyre. Është e qartë se njerëzit e Kosovës, Serbisë dhe më gjerë në Ballkan kanë përfituar shumë nga qëndrimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe unë sinqerisht shpresoj se do të shohim një tjetër administratë Trump, në mënyrë që ai të bëjë sërish rajonin e Ballkanit një prioritet kryesor për Amerikën”, ka thënë Grenelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se postin…