Grenelli takohet me Metën në Tiranë
09 nëntor 2021
| 16:03
Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell është pritur në takim në Tiranë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta e ka falënderuar atë për angazhimin për forcimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Amerikës.
“Është gjithmonë kënaqësi ta kesh në zyrë në Shqipëri, Richard Grenell. Angazhimi dhe mbështetja për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe ShBA-së është për mirënjohje të thellë”, është shprehur Meta.
Meta e ka pritur Grenellin në zyrë një ditë pasi që analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka thënë se Serbia e paguan atë nga 100 mijë dollarë në muaj për fushatë, gjë të cilën ai e ka mohuar më pastaj.