Grenelli: Thaçi për 4 vjet në burg, kjo nuk është vlerë perëndimore
14 gusht 2024
| 13:24
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka kritikuar evropianët se po përzihen në zgjedhjet në ShBA.
Ai ka pyetur nëse është vlerë perëndimore që Hashim Thaçit po mbahet në burg tash e 4 vjet.
“Në vend që të ndërhyni në zgjedhjet në ShBA dhe të përpiqeni të krijoni një internet të ri dhe të censuruar për evropianët, pse nuk përqendroheni në rregullimin e gjykatave ndërkombëtare të vendosura në Evropë? A duhet të jetë Hashim Thaçi ende në burg 4 vjet më vonë pa gjyq? Kjo nuk është një vlerë perëndimore”, ka shkruar Grenelli në platformën “X”.