Grenelli thotë se ka arritur në parim marrëveshjen me Kosovën dhe Serbinë për hekurudhat
24 janar 2020
| 13:35
Pas dakordimit që në mes të Kosovë e Serbisë të ketë një linjë ajrore, emisari amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë me dije në Beograd se ka arritur t’i bindë palët që të bëjnë edhe marrëveshjen për hekurudhat.
Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Grenelli ka thënë se marrëveshja për hekurudhat është arritur në parim.
“Ejani të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje për hekurudhat” ka thënë Grenelli.
Ndërsa Vuçiqi duke kërkuar heqjen e taksës, ka thënë se një marrëveshje për hekurudhat nuk ka kuptim nëse nuk ka mallra në trena.
Ai ka thënë se Serbia është e gati për të punuar në ndërtimin e autostradës në drejtim të Kosovës.