Grenelli: Trumpi s’do të lejojë që negociatat Prishtinë-Beograd të zgjasin shumë
23 janar 2020
| 18:27
Pas vizitës që e ka zhvilluar në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka vizituar edhe Beogradin.
Gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ambasadori Grenell ka thënë se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.
Ai ka theksuar se Trumpi nuk donte të humbiste kohë dhe se nuk do të lejojë që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.