Grenelli uron Vuçiqin për fitoren: ShBA-ja dhe Serbia kanë miqësi të fortë
04 prill 2022
| 08:22
Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, e ka uruar Aleksandar Vuçiqin pasi u rizgjodh sërish president në krye të Serbisë.
Grenell ka shkruar në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një miqësi të fortë dhe në rritje me Serbinë.
“Ne kemi një miqësi të fortë dhe në rritje SHBA-Serbi – dhe ende shumë për të bërë së bashku”, ka shkruar Grenell.