Greqi, dy shqiptarë arratisen nga burgu
04 janar 2018
| 10:39
Dy shtetas shqiptarë dhe një gjeorgjian janë arratisur gjatë orëve të natës nga qelitë e paraburgimit në Athinë.
Sipas policisë, tre të dënuarit mundën të presin me një sharrë hekurat e katit të dytë të rajonit të shpërndarjes së të dënuarve në rrugën Kavalas dhe zbritën në oborr.
Në vazhdim, dy prej tyre mundën të largohen, ndërsa i treti u kap në tentativë arratisjeje, raporton Top Channel.
Bëhet fjalë për shtetasin gjeorgjian, ndërsa dy shqiptarët ende nuk janë kapur, edhe pse për kapjen e tyre ka nisur një operacion masiv.
Njëri prej dy shqiptarëve është dënuar për vrasje, ndërsa tjetri për drogë.