Greqi, ligj kundër turistëve që peshojnë mbi 100 kg
09 tetor 2018
| 22:15
Greqia, një vend që njihet për numrin e lartë të turistëve, ka vendosur një ligj kundër vizitorëve obezë.
Shumë prej turistëve që vizitojnë ishujt e bukur, si Santorini, pëlqejnë të bëjnë xhiro dhe foto me gomerë.
Përdorimi i kafshëve për tërheqje të tilla turistike ka hasur kundërshtime të shumta nga mbrojtësit e kafshëve, sidomos për rastet e turistëve obezë të cilët i stërmundojnë kafshët për një foto.
Në fakt, është regjistruar një numër i lartë gomerësh me dëmtime në shtyllën kurrizore dhe që kanë përfunduar të paralizuar.
Për këtë arsye, turistët mbi 100 kg e kanë të ndaluar të hipin mbi gomerë. Kjo është menduar si pesha maksimale që mund të mbajë një gomar./TCh