Greqi, përplaset dhe fundoset anija me 193 emigrantë, shpëtojnë të gjithë!

16 mars 2020 | 12:56

Një anije me 193 emigrantë klandestinë në bord është përplasur në brigjet e ishullit Kea në jug të Athinës.

Si rezultat i përplasjes, anija mori ujë dhe u fundos në cekëtinën e limanit të Keas. Për fat të mirë,  asnjë prej emigrantëve nuk pësoi gjë.

Anija ishte nisur nga Canakale dhe kishte destinacion Italinë. Roja bregdetare greke ka njoftuar se ka arrestuar disa shtetas turq, ekuipazhin e anijes, ndërsa klandestinët u dërguan në një hotel të zonës, ku dhe po mbahen në izolim. Në momentin e aksidentit, deti kishte densitet 9-10 ballë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë…