Greqia akuzon Turqinë për ‘provokim’

13 qershor 2021 | 13:00

Roja bregdetare greke kanë njoftuar të dielën se një prej anijeve të saj patrulluese u ‘provokua’ nga një anije turke. Autoritetet greke theksuan se nga incidenti u shkaktuan dëme të vogla, raportojnë mediat greke.

Ky njoftimi bëhet një ditë para bisedimeve të paralajmëruara mes udhëheqësve grekë dhe turq në Bruksel.
Incidenti ndodhi në lindje të Egjeut dhe nuk është raportuar për pasoja në njerëz.

Incidente të tilla janë të zakonshme në Detin Egje gjatë patrullimeve për të vëzhguar anijet që transportojnë migrantë nga Turqia në Greqi.

Në muajin prill, Greqia e pati akuzuar Turqinë se po synon të “provokojë tensione” në Egje përmes manovrave “të rrezikshme” dhe ndihmës së paligjshme për migrantët.

Athina i kërkon Ankarasë që të kontrollojë më shumë rrugët që përdorin migrantët dhe të marrë përsëri qindra azilkërkues që nuk plotësojnë kushtet të fitojnë statusin e mbrojtjes së refugjatit.

Të hënën, kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, do të zhvillojë bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të një samiti të nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajtimi i Kosovës dhe Serbisë nga ShBA-ja dhe BE-ja është…