Greqia do të rihapë kufijtë për 29 vende
Greqia ka njoftuar të premten se duke filluar nga data 15 qershor do të rihapë kufijtë për qytetarët e 29 vendeve të botës.
Në mesin e vendeve janë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia.
Lista do të zgjerohet edhe me disa vende tjera, tha ministria e Turizmit në Greqi.
Megjithatë, autoritetet kanë thënë se do të vëzhgojnë situatën e pandemisë.
Vizitorët do ti nënshtrohet testimin për koronavirusi por vetëm me raste sporadike.
Turizmi në Greqi luan një rol të rëndësishëm në ekonomi pasi rreth 20 për qind e e buxhetit mbushet nga të hyrat e kësaj industrie.
Rreth 33 milionë turistë e vizituan Greqinë vitin e kaluar, duke gjeneruar të ardhura prej 19 miliardë eurosh.
Masat e izolimit që u vendosen në muajin mars, ndihmuan mbajtjen nën kontroll të përhapjes së koronavirusit të ri.
Greqia ka raportuar për 3 mijë raste të infektuarve, një numër relativisht i ulët krahasuar me shumicën e vendeve anëtare të BE-së./rel/