Greqia goditet nga një tërmeti i fuqishëm
18 maj 2023
| 21:52
Një tërmet 5.1 Rihter ka ndodhur në orën 21:58 të së enjtes, në pjesën jugore të prefekturës së Heraklionit, Kretë.
Epiqendra ishte 7 km në jug-jugperëndim të Moiras të Heraklion dhe thellësia fokale është 8.9 kilometra.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare vlerëson magnitudën e lëkundjes në 5 gradë dhe thellësinë fokale në 10 kilometra.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Kretën lindore. Mediat lokale raportojnë se banorët në zonë dolën në rrugë të frikësuar.