Greqia ia jep Shqipërisë 20 mijë vaksina kundër Covidit

03 qershor 2021 | 13:05

Greqia pritet t’i japë Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit.

Në një komunikim për mediet, zëdhënësi i qeverisë greke, Aristotelis Peloni, ka thënë se vendimi është marrë pas konsultave me Komisionin Evropian.

Krahas Shqipërisë, siç raporton “Kathimerini“, 20 mijë vaksina të tjera do t’i jepen edhe Maqedonisë së Veriut sipas zyrtarit grek, i cili nuk ka specifikuar se çfarë prodhimi do të jenë ato.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat ka marrë për të ardhmen e njëmbëdhjetë…