Greqia kalon në epërsi ndaj Kosovës
05 qershor 2022
| 21:25
Greqia ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Kosovës, e cila po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Grekët kanë shënuar në minutën e 36-të nëpërmjet Anastasios Bakasetas. Ndryshe Kosova është duke u paraqitur mirë dhe ka pasur një rast të mirë në fillim të ndeshjes, por Arbër Zeneli nuk e konkretizoi në gol.
/Epoka e re/