Greqia konfirmon përkrahjen për Kosovën

23 shtator 2020 | 13:25

Në kuadër të sesionit të 75-të të UNGA, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka mbajtur sot një videokonferencë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

“Homologu grek më konfirmoi mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit, dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Me ministrin Dendias biseduam edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit, që i hapë rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues, dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës. Me homologun grek theksuam nevojën e thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik që kemi me Greqinë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit…