Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
30 shtator 2022
| 14:43
Shefja e zyrës së Greqisë në Kosovës, Heleni Vakali, ka thënë se vendi të cilin ajo e përfaqëson ka qenë vazhdimisht mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kështu ka njoftuar zyra e Greqisë në Kosovë në llogarinë zyrtare në “Facebook”.
“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”, ka njoftuar kjo zyrë.