Greqia në alarm, 39 persona të vdekur nga gripi

08 shkurt 2019 | 14:42

Ka shkuar në 39 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e gripit në Greqi, që nga tetori i vitit të kaluar.

Sipas Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve (KEELPNO), shumica e viktimave nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërkohë që mes tyre është edhe një i mitur nën 12-vjeç.
Në deklaratën e saj, Qendra ka njoftuar se ka pasur një rritje të numrit të viktimave si pasojë e gripit, nga 21 në 39 këtë vit, teksa më shumë se 50 pacientë ndodhen në kujdes intensiv.

Shumica e të prekurve janë të moshuar, fëmijë ose të rritur me sëmundje kronike.
Që nga tetori i kaluar, 165 pacientë, duke përfshirë edhe nëntë fëmijë, kanë marrë trajtim në njësitë e kujdesit intensiv.

Autoritetet shëndetësore përsëri të enjten u bënë thirrje njerëzve të marrin vaksinën e gripit dhe kushdo që ka simptoma të gripit duhet të konsultohen me mjekun brenda 48 orëve.
“Ka një ‘sulm’ të gripit çdo vit … Publiku dhe autoritetet relevante duhet të jenë vigjilente”, ka deklaruar Sotirios Tsiodras, profesor i asociuar i mjekësisë së brendshme dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Athinës, gjatë një konference për shtypi të organizuar nga KEELPNO të enjten.

Tsiodras ka shtuar se rreth 30,000-40,000 njerëz vdesin çdo vit në Evropë për shkak të gripit, ndërsa të paktën 10-15 për qind e popullsisë është e infektuar.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu deklaruan të enjten se në vend janë importuar 2,226,530 vaksina./gsh.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti,…