Greqia nuk gjen qetësi, tjetër tërmet trondit vendin
20 tetor 2021
| 12:26
Greqia nuk po gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tjetër tërmet është shënuar këtë të mërkurë në Arkolochori.
Mediat greke kanë shkruar se magnituta e tërmetit ishte 4.3 i shkallës rihter dhe thellësia e saj ishte 11.7 km.
Ndërkohë, natën e kaluar dy tërmete të njëpasnjëshme lëkundën Kretën.
Dridhja e parë 3.6 rihter është regjistruar pranë Arkalochori, ndërsa lëkundja e dytë ishte 3.4 rihter.