Greqia rivendos masat shtrënguese pas festave, deri më 11 janar
02 janar 2021
| 11:53
Qeveria greke ka shtrënguar masat e kufizimit për pandeminë Covid-19, nga nesër, deri më 11 janar.
Në mënyrë të veçantë, siç njoftoi zëdhënësi i qeverisë do të bëhet ndalimi në dyqane, funksionimi i librarive, parukerive, shërbimeve të kujdesit dhe aktivitetet e gjuetisë apo peshkimit
Ndalimi i udhëtimit rikthehet gjithashtu në orare më të rrepta, nga 21:00 në mbrëmje deri në orën 5:00 në mëngjes, me përjashtimin e vetëm të punonjësve të policisë dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Kishat do të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët. Siç përmendi zëdhënësi qeverisë greke, masat merren me synimin e hapjes së shkollave më 11 janar.