Greqia rrit ndjeshëm pagën minimale

27 mars 2025 | 11:54

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, njoftoi në mbledhjen e fundit të Qeverisë se paga minimale në Greqi do të rritet nga 830 euro në 880 euro, me synimin që deri në fund të mandatit katërvjeçar, ajo të arrijë deri në nivelin e 950 eurove.

Mes të tjerash, lideri grek theksoi se rënia e papunësisë është rezultat i politikave për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Fitimi vjetor neto për punëtorët tani do të jetë i barabartë me pothuajse një pagë shtesë mujore krahasuar me vitin e kaluar”, tha Mitsotakis.

Ky vendim shënon rritjen e pestë të pagës minimale që nga viti 2019 dhe pritet të prekë rreth 600,000 punëtorë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke…