Greqia “shkundet” nga tre tërmete të forta pranë Selanikut! Njëri me magnitudë 5.3 ballë

03 nëntor 2024 | 19:48

Greqia është tronditur nga disa tërmete të njëpasnjëshme pasditen e sotme, ku më i forti ka qenë i magnitudës 5.3 i shkallës Rihter.

Tërmetet kanë qenë me epiqendër në Néa Moudhaniá, rreth 60 kilometra në vijë ajrore nga qyteti i Selanikut.

Pas tij është regjistruar një tërmet tjetër me magnitudë 4.2 ballë si dhe dy tërmete të voga, të konsideruara si pasgoditje.

Paraprakisht nuk raportohet për të dëmtuar, ndonëse qytetarët janë përfshirë nga paniku duke dëshmuar se lëkundjet u ndjenë tepër të forta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, ka rikujtuar edhe…