Greqia, shtetrrethim nate në Selanik
30 tetor 2020
| 09:00
Greqia urdhëroi sot kufizime shtesë, duke përfshirë një shtetrrethim nate në qytetin e dytë më të madh të vendit, Selanik, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të Covid-19.
Rreth 1,1 milion banorët në zonën metropolitane të Selanikut tani duhet të mbajnë maska në të gjitha vendet publike, brenda dhe jashtë, si dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre midis orës 00:30 dhe 05:00. Gjithashtu, ndalohen të gjitha tubimet në zona publike dhe private, ndërsa gjykatat, terrenet e lojërave, vendet arkeologjike, muzetë dhe teatrot do të mbyllen. Restorantet lejohen vetëm të shërbejnë ushqim me vete. Masat janë pjesë e një planveprimi njëmujor, njoftuar nga kabineti i kryeministrit konservator, Kyriakos Mitsotakis, në një videokonferencë.